Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se bashkë me deputetin, Shaip Kamberi, kanë takuar në Bruksel emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe për çështje tjera në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, për të bashkëbiseduar dhe për ta njoftuar me sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës. E njoftuam z. Lajçak për hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore e për gatishmërinë që sistemi shtetëror e ka treguar për pasivizimin e shqiptarëve. Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione i bënë institucionet jokredibile e diskriminuese, ndërsa aplikimi i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime. Medvegja është shembulli më i mirë”, ka shkruar, Nevzad Lutfiu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …