Është mbajtur në Bruksel takimi i tretë Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së vazhdimit të mbështetjes financiare të Serbisë për komunitetin serb në Kosovë pas ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë. I emëruari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit tha se u arrit që në këtë takim “të mbushim disa boshllëqe midis propozimeve të dy palëve” dhe se diskutimet do të vazhdojnë së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis. Zvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili përfaqësoi Kosovën në këtë takim, ka thënë se propozimet e Kosovës për zgjidhje kanë qenë që nga fillimi brenda Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe në pajtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës. Bislimi tha se në këtë mes, edhe propozimi i Bashkimit Evropian (BE) konsiderohet si propozim konstruktiv dhe në drejtimin e duhur.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …