(Me rastin e 85 vjetorit të pushtimit fashist, por dhe për tradhëtarët e rinj , të cilët “de facto” e kanë shitur sërish Shqipërinë)
Historia e Shqipërisë është e tillë që ne me krenari të ligjshme festojmë dhe përkujtojmë ngjarje e data të shënuara të cilat kanë qenë e ngelen faqe të lavdishme të popullit tonë, sikurse janë luftërat e Skënderbeut mbas viteve 1440, Besëlidhja e Lezhës- 1444, Lidhja e Prizrenit 1878, Kongresi i parë i germave shqipe 1908, luftërat dhe kryengritjet e trevave tona te veriut , shpallja e Pavarësisë nga plaku I. Qemali 1912 e deri te Epopeja e Madhe e Luftës Nacional – Çlirimtare 1939 – 44, pa folur këtu dhe për gjithë atë periudhë historike të E. Hoxhës dhe shokëve të tij, ku shqiptar për herë të parë në historinë e vet populli shqiptar u bë zot i fateve të tij e që kurrë mbijetesën gjenetike të racës arbërore nuk jua u besoi të huajve. Por krahas këtyre pa i përmendur me radhë, ne kemi pasur dhe data të cilat na kanë shkaktuar tragjedi të rënda të cilat i kemi përkujtuar me dhimbje të madhe, sikurse është dhe 7 Prilli i vitit 1939, datë kjo që shënon pabesinë e dyfishtë si nga ana e fashizmit ndaj një vendi fqinj, ashtu dhe të mbretit të shqiptarëve që ja mbathi një ditë mbas mbarimit të ultimatumit të Mussolinit e që populli me dëshpërim të madh do ti këndonte..” 7 prill, mos ardhsh kurrë, se na turpërove flamurë”.
Në fakt sulmi i bajonetave fashiste ishte pjesë e politikës pushtuese që karakterizonte “vendet e boshtit apo të “Paktit të çeliktë”të Munihut ( Gjermani- Itali- Japoni 1936). Musolini për të mos ngelur mbas Hitlerit, i cili ne Mars të 1939 pushtoi Çekosllovakinë,. Ai përfitoi nga të gjitha lëshimet traktatet marrëveshjet që kishte lidhur mbreti Zog dhe që me anë të tyre e gjithë Shqipëria ishte kthyer dhe pa u pushtuar një vend totalisht vasal i Italisë. E gjithë ushtria shqiptare e asaj kohe udhëhiqej e instruktohej nga italianet, sepse një pjesë e madhe e oficereve të ushtrisë së Zogut ishin italiane, sistemi arsimor në tërë vendin,kontrollohej nga italianet duke futur atje tërësisht kulturën e tyre. Po kështu me një sërë marrëveshjesh si ajo e hapjes së Bankës italo – shqiptare, apo dhënia me konçension e burimeve minerare dhe asaj të naftës( traktati i vitit 1925 kontrollin e sistemit doganor dhe të eksporteve italiane drejt Shqipërie e kishin lidhur këmbë e kokë Zogun dhe vendin tonë me vargonj skllavërie.
Kështu që de fakto Italia fashiste e kishte bërë të pa vlefshëm dhe traktatet ekonomike të lidhura nga Zogu me Serbinë dhe Greqinë qysh në vitin 1926 .Po pse dhe çfarë përmbante Ultimatumi i Duçes drejtuar Zogut dhe që nëpërmjet Kontit Çiano prisnin përgjigje deri ne 5 prill ( çuditërisht teksa Italia përgatiste topat për pushtim, Zogu ju përgjigje po me topa gëzimi për lindjen e Leka Zogut). Në thelb ky ultimatum ishte i tillë që Shqipëria të deklarohej si një koloni e Italisë(Ne de facto ishim koloni e pa deklaruar hapur), por Zogu për tu treguar atdhetar nuk e pranoi madje populli jo që nuk kishte aspak dijeni, por dhe fluturimet e avionëve ushtarakë mbi qytetet tona, përqasjet e luftë anijeve dhe mobilizimin e forcave, Zogu e kaloi duke transmetuar muzike popullore nëpërmjet Radio- Tiranes.
Në ultimatum thuhej: 1 – zëvendësimi i zyrtarëve shqiptarë me njerëz që kanë kulturë italiane 2- shitjen e gjithë mjeteve dhe pasurisë ushtarake Ministrisë së luftës së Italisë – 3 shkarkimin e shefit të policisë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve te tij qe është britanik, me një shef policie shtetas italian 4 – shfuqizimin e traktateve ekonomike të Shqipërisë me fuqitë e tjera të huaja- 5 Rihapjen e gjithë shkollave katolike – 6- mësim i detyrueshëm i gjuhës italiane…dhe 7 Liceu i Korçës të shkrihet e të zëvendësohet me një institucion italian. Me qenë se Italia pat dale nga lidhja e kombeve qysh me 1937, këtë gjë ja kërkonte dhe Shqipërisë,( kuptohet me qenë se do bëhej pjesë e perandorisë italiane). Nëse nuk plotësoheshin këto kërkesa atëherë Italia do të ndërhynte me trupa ushtarakisht Kjo ishte situata e para pushtimit. Zogu dhe pse kish deklaruar se nëse Italia do sulmonte ai sikurse e kërkon nderi i shqiptarit “..Kish për me mbath opejegat e me luftu n’male për Shqypninë”… nga ku te e gjithë kjo shprehje ai zgjodhi vetëm foljen..” me ja mbath” .
Kështu që në datën 7 Prill kur Zogu ndodhej në Greqi me gjithë floririn e grabitur; shqiptarët të braktisur nga mbreti i tyre tradhtar do të gjendeshin të vetmuar pa kryekomandant përballë 50 mije trupave pushtuese te gjeneral Guxonit e me dhejtra e qindra avionë anije e mjete të motorizuara ,duke zbarkuar ushtaret e tyre ne Lezhe Durrës Vlorë e Sarande dhe pse armët e heronjve , Mujo Ulqinaku (Durrës), Hamit Vashko (Vlore) e Mitro Dhimërtika (Sarandë) do të villnin zjarr kundër tyre dhe do të ishin këta dëshmorët e parë të kësaj lufte. Por tradhtia nuk ishte vetëm e A. Zogut, sepse të ish vetëm ai ,kjo do të ishte e keqja më e vogël, por tradhtia do te ishte e gjithë “ajkës dhe baballarëve të kombit” dhe shume bejlerëve e agallarëve , sepse ishin ata që e pritën me himne e ditirambe fashizmin, ishin po ata që ende pa u tharë gjaku i këtyre heronjve qe ranë kundër fashizmit ditët e para, jo me larg por një jave mbas pushtimit, për turpin e tyre do t’i dhuronin mbretit te Italisë fashiste kurorën e heroit tonë Skënderbeut. Pushtimi fashist krahas natyrës së egër të këtij rendi të errët gjakatar, ka dhe kushtet e veta që tradhtia shqiptare ja pat përgatitur me kohë duke i lenë dorë të lirë politikës dhe shtetit italian të dominonte në të gjithë jetën ekonomiko – shoqërore të vendit, nëpërmjet traktateve dhe konventave ekonomike me karakter skllavërues.
Ja përse në politikë për një shtet sovran është një domosdoshmëri e dorës së parë që në të gjitha marr dhëniet ekonomiko- shoqërore ne traktate, konventa e takime diplomatike etj, përherë në plan të parë duhen parë interesat e lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit kombëtar dhe jo të hapen portat madje të shqyhen ato, sikurse është bërë atdheu ynë ku ka hyrë derri e dosa. Nuk kemi as me të voglin ndryshim nga situata e asaj kohe kur Italisë fashiste ja u patën krijuar kushtet vet ata që e konsideronin Italinë e Musolinit si mikun me të mirë të shqiptarëve. Këtë deklaron edhe sot ne kushtet moderne Rama i cili për turpin e tij personal na e ul aq shumë dinjitetin sa që duke u zgërdhirë para hierarkëve të lartë italianë bijve dhe nipërve të fashisteve duke u zgërdhirë deklaron pa pikë turpi..” E ça pushtimi na kanë bo ata ne?! Aq sa dhe vet italianet qe e kane dënuar fashizmin i la me gisht në gojë.
Por jo or Ramë jo, se nuk ka ngelë në dorën tënde dhe as ne surratin tënd që të vlerësosh ti natyrën e fashizmit italian e atij gjerman që i ka dënuar gjithë bota. Qe të ringjallesh ti orekset e fashisteve te rinj..duhet me parë tu heqësh titullin “heronj” dhe “dëshmore” të gjithë atyre që ranë me armë në dorë gjate lufte. Duke qenë se ti nuk e quan pushtim atë që na bënë italianët kur na invaduan , atëherë na takon (kjo sipas teje)… tu kërkojmë ne atyre falje ,që i hodhëm në det dhe i luftuam…Ti pinjoll i ri, sikur të jesh fëmije i jashtëligjshëm i tyre, nuk e ke dhe kurrë s’ke për ta pasur tagrin, as të drejtën, të flasësh në emër të atyre që bënë luftën për çlirim. E shumta që mund te bësh, është që të flasësh në emër të tradhtarëve dhe atyre që i ka dënuar historia, tu ndërtosh përmendore ose dhe tu bësh piktura Mitat Frashërit, Zogut, Vërlacit, Devës dhe gjithë llumit tjetër. Si qytetar shqiptar të them që ti as duhet ta marrësh guximin të çosh buqeta me lule apo kurora ne varrezat e dëshmoreve, sepse je një shqiptar plangprishës. së bashku me Berishën jeni dy anë të së njëjtës monedhë që ne kur ishim fëmije dhe gjenim nën dhe monedhat e vjetra të kokës së Musoliniti e thërrisnim: “Lek Duçe”.I tillë je si nje monedhe e vjetër e tyre në kohë të reja sepse ti mund të jesh i vetmi lider i ish vendeve te pushtuara që nuk na e quan pushtim invadimin fashist.