leoni

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Profesori, Milazim Krasniqi, ka komentuar politikën e kryeministrit, Albin Kurti, në lidhje me veriun e vendit

Profesori universitar, Milazim Krasniqi,  ka komentuar politikën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me veriun e vendit. Sipas Krasniqit, pozat e qeveritarëve në veri janë naivitet, Albin Kurti po bën filma në veri. Kërkesa për Asociacionin tashmë është bërë ultimative: ose formohet Asocacioni urgjent, ose rrëzohet qeveria. Ndërsa qeveria Kurti po krekoset se si gjoja i ka disiplinuar serbët në veri. Pozat e qeveritarëve në veri vërtet janë naivitet. Ato poza vetëm sa e ushqejnë me karburant bojkotin dhe rebelimin e mundshëm të serbëve atje dhe po i krijojnë alibi Serbisë për militarizimin e kufirit me Kosovën. Nuk arrij ta kuptoj këtë qasje të qeverisë Kurti, a është pasojë e mendjelehtësisë, apo lëvizje me qëllim drejt konfliktit. Ose e treta, me gjasë ka vendosur t’i ikë përgjegjëssië, duke e çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, prandaj po bën filma në veri.” – ka shkruar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …