35 vjet nga vrasja e dhunshme nga xhelatët, e heroit të madh të atdheut, profesorit Xhemajli Berisha

Përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook, kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ka përkujtuar 35 vjetorin e vrasjes së dhunshme nga xhelatët serb të heroit të madh të atdheut, profesorit Xhemajli Berisha nga fshati Brestoc i Rahovecit.

Në reagimin e kryetarit Latifi ndër të tjera thuhet:

35 vjet nga vrasja e dhunshme nga xhelatët, e heroit të madh e të heshtur të atdheut, profesorit Xhemajli Berisha nga fshati Brestoc i Rahovecit. Xhemajliu do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në shërbim të çështjes shqiptare.

Xhemajliu ishte njëri prej udhëheqësve të shquar të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK). Për shkak se angazhohej, sa në mënyrë të fshehtë e sa në mënyrë të hapur, kundër regjimit pushtues jugosllav, ai ishte arrestuar më 3 prill të vitit 1989 nga UDB-ja dhe pas torturave çnjerëzore ndaj tij, pushoi së rrahuri zemra e profesorit vetëm tre ditë më pas, më 6 prill, për t’u kthyer në simbol të guximit, të qëndresës së pashembullt e i pathyeshmërisë përballë armiqve që ia morën jetën.

E paharruar përgjithmonë është puna dhe shembulli i pashoq i Xhemajliut për lirinë e këtij trualli!

Lavdi emrit dhe veprës së pavdekshme atdhetare të heroit Xhemajli Berisha!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …