Politikani i Serbisë, Nikola Sanduloviç ka vlerësuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, tashmë nuk mund t’i rregullojë as Bashkimi Evropian e as Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka shtuar më tutje se ka ardhur koha që Britania e Madhe të marrë përsipër përgjegjësinë. Gjatë intervistës për “Balkan Talks” në Euroneës Albania, politikani, Nikola Sanduloviç ka vlerësuar se politikat e ndjekura nga BE e nga SHBA janë tepër të buta dhe sa kohë Evropa nuk ndryshon politikën e saj dhe financimin e saj të Serbisë, nuk do të ketë ndryshim. “Evropa po fle, Amerika është e përgjumur me shkresat ngjyrë rozë të cilat i dërgon Kristofer Hilli. Mendoj se janë përqendruar plotësisht në gjëra krejtësisht të kota si probleme. Mendoj se tash është momenti për vendime serioze dhe sekserizimi i tillë politik siç po bën Evropa tani ndaj Aleksandër Vuçiçit dhe e ledhaton qenin që do të të kafshojë dhe ti mendon se nëse e ledhaton qenin ai nuk do të të kafshojë më, unë jam më shumë për politikën tjetër, kur qeni, i cili do të të kafshojë duhet të ketë gojën e mbuluar dhe duhet të jetë në një hapësirë të kufizuar dhe atë duhet trajtuar me trajtim të veçantë, ka vlerësuar mes tjerash, politikani, Nikola Sanduloviç.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …