Zgjedhjet në Kosovë

Tahiri: Zgjedhjet janë të nevojshme për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri ka thënë se vendi është në krizë dhe se zgjedhjet janë të nevojshme për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. “Këto janë nevojë për vendit tonë  janë nevojë për të nxjerr vendin tonë nga kriza janë nevojë për nxjerrjen e vendit nga sanksionet janë nevojë për një agjendë zhvillimore për vendin tone. Ne nuk kemi asnjë dyshim  mandatari  i cili do ta themelojë qeverinë e re të Republikës së Kosovës do të jete mandatari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza. Ne konsiderojmë që vendimi jonë është të i propozojmë vendit që të shkojë në zgjedhje me 9 qershor. është një vendimi drejtë  është një vendim që qon drejt një krijimi të një qeverie të re dhe ajo qeveri e drejtuar nga Kryeministri Bedri Hamza do ta nxjerr vendin nga kjo krizë ekonomike të cilën e ka kapluar vendin tonë po në anën tjetër do ta nxjerr nga sanksionet të cilat na janë dhënë nga Bashkimi Evropian” ka thënë mes tjerash, deputeti, Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …