Në mënyrë të papritur dhe në rrethana të jashtëzakonshme, forcat ushtarake të Izraelit kanë tërhequr të gjithë trupat nga jugu i Rripit të Gazës, me përjashtim të një brigade.
Bëhet e ditur se në jug të Gazës ka mbetur vetëm një brigadë për të mbrojtur korridorin përmes së cilit organizatat joqeveritare dërgojnë ndihma në veri të enklavës palestineze. Krejt kjo ndodhi pasi Izraeli vrau shtatë punonjës vullnetarë të organizatës UNRWA. Ata kanë frikë se ata do të jenë shënjestra e ardhshme e sulmeve izraelite, shkruan euronews. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, 196 punonjës të organizatave që kanë ofruar ndihmë, janë vrarë nga Izraeli në Gazë, që nga fillimi i luftës.