Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti dhe ortaku i tij Rafet Muminoviq janë baballarët e bixhozit, kazinove dhe bastoreve

Opozita e pa udhë, në shërbim të agjendës pro-ruse, vazhdon përpjekjet për përçarjen e shqiptarëve duke përdorë lajme të rreme dhe shpifje, gjithmonë në shërbim të  si VMRO-së dhe Levicës. Në mungesë të Programit si dhe duke e ndjerë humbjen e thellë, Fronti Evropian shpreh shqetësimin e thellë se Izet Mexhiti dhe derivatet tjera të Moskës dëshirojnë me çdo kusht shqiptarët t’i paraqesin si faktor kriminel dhe korruptues në Maqedoninë e Veriut. Të gjithë në vendin tonë, konkretisht shqiptarët e Shkupit dhe më gjerë, e dinë që Izet Mexhiti dhe ortaku i tij Rafet Muminoviq janë baballarët e bixhozit, kazinove dhe bastoreve. Është pikërisht Izet Mexhiti dhe disa deputetë shqiptarë të rreshtuar në agjendën ruse ata që nuk e votuan Ligjin për mbylljen e lojërave të fatit edhe përkundër thirrjeve dhe kërkesave të Lëvizjes Antibixhoz. Arsyeja e vetme është se, Izeti dhe Rafeti janë ortak të udhëzuar nga VMRO-DPMNE, ndërsa qëllimin kryesor e kanë të mbrojnë monopolin kriminel nga i cili financohen. Korrupsioni është kërcënim për sigurinë kombëtare dhe këtë e shfrytëzon më së miri Rusia, e cila është prezente në partitë politike në vendin tonë, në mediat tona, në shoqërinë civile, në ekonominë tonë, në infrastrukturën tonë kritike dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në tërë rajonin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …