leoni

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Përpjekjet e delegacionit serb për autonomi politike dhe fetare, u përballën me qëndrim të prerë nga Ahtisaari

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka lëvruar rolin dhe kontributin e ish-ndërmjetësuesit kryesor të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaarit, në dialogun Kosovë-Serbi. Ai e përshkruan Ahtisaarin si një “profet dhe vizionar” për mënyrën e tij të udhëheqjes së negociatave. Ai vlerëson që Ahtisaari ka ofruar një vizion të thellë dhe një propozim të shkëlqyeshëm për zgjidhjen e konfliktit. Në intervistën për Euronews Albania, Hoxhaj shpjegoi se përpjekjet e delegacionit serb për të siguruar një autonomi politike dhe fetare për serbët në Kosovë u përballën me qëndrim të prerë nga Ahtisaari. Ai theksoi se plani i Ahtisaarit ruajti karakterin real të Kosovës dhe ofroi zgjidhje për të gjitha komunitetet, duke mbrojtur në të njëjtën kohë funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Megjithatë, Hoxhaj shtroi kritikat për mos mbështetjen e plotë të planit të Ahtisaarit nga BE-ja dhe Këshilli i Sigurimit, duke thënë se ky fakt ka dëmtuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka lënë pas probleme në pjesën veriore të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …