Në kuadër të projektit për riparime në shkolla në komunën e Rahovecit, ka filluar puna në drenazhimin dhe kullimin e ujit përreth objektit të Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda–Toni”.
Përmes realizimit të këtij projekti synohet që ta pamundësohej depërtimi i ujit dhe lagështisë në themelet dhe muret e këtij objekti shkollor.