Kryetari Haliti ka vizituar punimet e rrugëve bujqësore në Buzovik dhe rrugës rurale-bujqësore Buzovik-Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar punimet e rrugëve bujqësore në Buzovik dhe rrugës rurale-bujqësore Buzovik-Lubishtë të cilat krijojnë lehtësira për bujqit dhe qarkullim më të shpejtë midis fshatrave si dhe rritjen e vlerave të pronës. Më këto rrugë po fillon edhe rrumbullakësimi i punimeve në të gjitha rajonet e komunës së Vitisë. Këto do të ndihmojnë qytetarët Vitias që rrisin dhe krijojnë ekonomitë e tyre familjare! Edhe në Skifteraj janë duke u rregulluar rrugët bujqësore por edhe rrugë të tjera siç është rruga Rrustë Sadiku.

Mund të jetë një imazh i bar, rrugë dhe pemë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan kontratën për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj nënshkroj të enjtën kontratën me përfaqësuesin e …