Ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti po kalkulon për zgjedhjet e ardhshme, prandaj ka filluar ta përmend padinë për gjenocid ndaj Serbisë, edhe pse deri tani nuk ka bërë asgjë. Që nga viti 2008 kam dëgjuar liderët e Kosovës kryeministrin, presidentin, kushdo që ishte të hapin këtë temë në publik dhe deri tash, asgjë nuk ka ndodhur. Audienca kosovare mund ta kujtoni që edhe ish-presidenti Thaçi kishte folur në OKB, kam dëgjuar presidenten aktuale të Kosovës, zonjën Vjosa Osmani ta përmendë këtë, në të kaluarën, qëkur është presidente e Kosovës. Kam frikë që përderisa nuk shoh veprime konkrete dhe plan të shtjelluar, për mua, nga jashtë, por shumë e interesuar në vëzhgimin e situatës në Kosovë, mund të them që më shumë duket si efekt politik për të shërbyer qëllime të caktuara se sa fillimi i vërtetë i një procesi ligjor që është punë e komplikuar. Njohësja e çështjeve juridike, Nevenka tromp thotë se padia për gjenocid ndaj një shteti tjetër mund të bëhet vetëm përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe pasi Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara, ajo nuk mund ta shfrytëzojë këtë gjykatë për të ngritur padi ndaj Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …