Ambasada amerikane në Kosovë, ka shprehur keqardhjen lidhur me deklaratat e Listës Serbe, e cila ka bërë të diture se nuk do të marrë pjesë në votimin për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave, në veri të vendit. Ambasada ka saktësuar se pjesëmarrja demokratike në votim, ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullit të cilit i shërbejnë, pasi votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike. Presim që Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj në veri të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër. Ne mbështesim demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe legjitime që e mbështesin atë. Në përputhje me kërkesat e saj ligjore, Kosova do të mbajë votën për tërheqjen e kryetarëve të komunave më 21 prill në katër komunat në veri të Kosovës, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane, në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …