Profesorët: Zejnulla Gruda, Florim Isufi, Shpejtim Bulliqi dhe Përparim Ahmeti, janë deklaruar kundër vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, të vendosur nga Komisioni Shtetëror i Republikës së Kosovës. Ata kanë punuar një dokument me të cilin thonë se dalin fakte të reja që demarkacioni është gabim. Faktet shkencore bazohen në elemente të prekshme, të verifikuara dhe me bazë kredibile, ndërsa kërkesat politike bazohen në nevojat e kohës dhe shërbejnë për individët apo bashkësi individësh që të menaxhojnë tërësinë sipas nevojave në kohë dhe hapësirë. Historia është ajo e cila bënë vlerësimin e këtyre veprimeve dhe përfitimet e individëve, bashkësisë së individëve apo tërësisë si bashkësi e bashkësive. Mosgatishmëria e shfrytëzimit të të gjitha fakteve hartografike dhe juridike nga zyrtarët e Kosovës jep të kuptohet se nuk ka gatishmëri për rishikim dhe se si e tillë çështja është e mbyllur. Nga rrjedhja e gjërave mund të konstatohet se të gjitha këto faktet do të jenë material i çmuar hulumtues për shkencën e historisë në të ardhmen që të vërtetojë se ku ka devijua situata në dëm të Kosovës dhe të bëjë përshkrimin përmes vërtetimit të tezave mbi rolin e individit apo bashkësisë së individëve mbi marrëveshjen finale dhe ratifikimin e demarkacionit aktual me Malin e Zi, thuhet mes tjerash në dokumentin e këtyre katër profesorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …