Bashkimi Evropian ka ndarë një shumë parash prej 106 milionë e 810 mijë euro për gjykatën speciale në Hagë për dy vitet e ardhshme. Vendimi është marrë në qershorin e vitit 2023 dhe buxheti i ri do të vlejë deri në qershorin e vitit 2025. Gjykata speciale në Hagë kishte një buxhet të përcaktuar nga BE-ja deri në qershorin e vitit 2023. Për të vazhduar mbështetjen e tyre, BE-ja ka vendosur të japë një grant shtesë për Gjykatën e Kosovës, me seli në Hagë, para skadimit të buxhetit të mëparshëm. Ky grant i ri vë në dukje përkushtimin e BE-së, për të ndihmuar në forcimin e sistemit gjyqësor dhe të Drejtësisë në Kosovë, duke kontribuar në zbatimin e drejtësisë së pavarur dhe të ndershme për të gjithë qytetarët e Kosovës. Me këtë mbështetje financiare të BE-së, për gjykatën speciale në Hagë vazhdojnë të kenë mundësinë të kryejnë detyrat e tyre me efikasitet dhe pavarësi, duke siguruar një proces gjyqësor të drejtë dhe të efektshëm për të gjithë, thuhet në njoftimin e tyre informues.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …