Miroslav Lajçak

Miroslav Lajçak: Në këtë javë do të ftoj sërish në Bruksel, palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, lidhur me çështjen e dinarit

Emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në forumin “BE takon Ballkanin”,  ka konfirmuar se javën tjetër do të ftoj sërish për takim në Bruksel palën kosovare dhe atë serbe lidhur me çështjen e dinarit, Ai theksoi se në pesë javët e fundit kanë zhvilluar katër takime me të dyja palët dhe se siç tha ai nuk duhet të jenë qytetarët ata që duhet të paguajnë çmimin. Tani, ne duhet të vendosim dhe duam të sigurohemi që të mos jenë njerëzit ata që paguajnë çmimin.  Emisari evropian Lajçak tha gjatë forumit se ka përpjekje nga palët për të gjetur zgjidhje, dhe shpreson që ajo të arrihet në takimin e javës së ardhshme. Kështu që herën e fundit ne si Bashkim Evropian i kemi prezantuar idetë tona dhe ato janë pranuar nga të dyja palët. Por ne do të takohemi javën e ardhshme, dhe shpresojmë ta finalizojmë, marrëveshja, në bazë të ideve të paraqitura nga Bashkimi Evropian”, tha Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …