Pjesëtarë të FSK, kanë përfaqësuar me sukses Kosovën në garën e “Luftëtari më i mirë”, organizuar nga Garda Kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me FSK-në. Agron Bojku dhe Emir Ahmetaj nga FSK-ja, morën pjesë në këtë garë dhe treguan një performancë të shkëlqyer, duke përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë. FSK-ja shprehu kënaqësinë për suksesin e pjesëtarëve të tyre dhe për partneritetin e suksesshëm me Gardën Kombëtare të Iowa-s, duke e vlerësuar atë si një mundësi për të trajnuar dhe shkëmbyar përvoja të vlefshme ushtarake. Performanca e pjesëtarëve të FSK-së u vlerësua lartë për angazhimin, disiplinën dhe aftësitë e tyre në të gjitha këto disiplina. Emir Ahmetaj u rendit i katërti në kategorinë e ushtarëve, ndërsa Agron Bojku u rendit i pesti në kategorinë e nënoficerëve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …