leoni

Mimi Kodheli

Shqipëria do të jetë pjesë e Task-Forcës së Gatishmërisë Shumë të Shpejtë sa i përket sigurisë botërore

Shqipëria do të jetë pjesë e Task-Forcës së Gatishmërisë Shumë të Shpejtë sa i përket sigurisë botërore. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e bëri të ditur këtë lajm gjatë fjalës që mbajti gjatë punimeve të Saimirit të NATO-s që po zhvillohet në Varshavë. Kemi bërë gjithë përgatitjet e nevojshme që kompania të jetë e dislokueshme brenda një afati kohor shumë të shkurtër. Për të mbërritur deri këtu kemi marrë pjesë në shumë stërvitje. Më të suksesshmen e patëm këtë verë më një ndër stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO. Ishim pjesë e një stërvitje tjetër “Anakonda” në Poloni, edhe për t’u familjarizuar me mjedisin. Batalioni ynë ku edhe kompanitë bëjnë pjesë, është i pajisur me armatim dhe municion të standardeve NATO. Kjo ndodh për herë të parë. Dikur i çonin ushtarët me armatim të tjetërkujt, sot është krejt ndryshe, pajisjet personale janë të standardeve NATO, transporti strategjik i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë dhe i kompanive respektive është me shpenzimet tona dhe kjo e vendos Shqipërinë në një pozicion serioz, dinjitar, të mirë përgatitur për çdo kërkesë. Kjo nuk do të thotë që vëmendja jonë nuk është më së pari në territorin tonë, më së pari në mbrojtje të kufijve shqiptarë dhe të sigurisë së qytetarëve shqiptarë”, tha Kodheli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …