Vuçiq: Rreth tri orë kam biseduar me kryetarin, Macron, për Kosovën e situatën në rajon dhe jam mirënjohës që më dëgjoi

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para mediave në Paris, ka thënë se takimi i djeshëm me presidentin francez Macron ka zgjatur tri orë dhe se është biseduar edhe për situatën në Kosovë dhe në  rajon. “Kam biseduar me Macronin për Kosovën dhe situatën në rajon, nuk kanë qenë biseda të thjeshta, jam mirënjohës që na dëgjoi, folëm për të gjitha vështirësitë tona, mendoj se ia dolëm të shpjegojmë qëndrimin tonë dhe se ai na kuptoi”, tha Vuçiqi. Duke komentuar akuzat e opozitës se duan të “shesin Kosovën”, Vuçiq ka theksuar se këtë e ka dëgjuar që nga dita e parë dhe se do të dëshironte që publiku të kishte një pasqyrë se sa shumë po lufton ekipi serb në takime të mbyllura.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …