Kryetari Latifi përmes një postimi në facebook ka përkujtuar 25 vjetorin e thyerjes së kufirit shqiptaro shqiptar

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka përkujtuar 25 vjetorin e thyerjes së kufirit shqiptaro shqiptar- betejën e Koshares, ai ndër të tjera ka thënë: 25 vjet më parë, në Koshare, u shembën kufijtë e padrejtë që na ndanin dhunshëm, për t’i dhënë jetë e kuptim idealit për liri dhe bashkim kombëtar. Beteja e gjatë e dhëmb për dhëmbë e luftëtarëve trima me pushtuesit sllavë, është shëmbëlltyrë dhe frymëzim për atdhedashuri, ndër breza. Beteja e lavdishme e UÇK-së në Koshare, përjetësoi në kujtesën e brezave heronjtë dhe dëshmorët e saj, invalidët dhe të gjithë ata djem e vajza që mundësuan suksesin e kësaj përballjeje heroike e të ashpër me armiqtë tanë. I përjetshëm është kujtimi i veprës së 114 heronjve të Brigadës 138, që ranë në Koshare, të prirë nga komandanti Agim Ramadani, si dhe mirënjohës ndaj të gjithë luftëtarëve pjesëmarrës, atyre që kanë vdekur ndërkohë dhe atyre që janë gjallë!

Mund të jetë një imazh i Saqsaywaman, Rrëpirë për ski dhe turmë

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …