Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ardian Kastrati ka Akuzuar Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes për kontrabandim të ligjit lidhur me tekstet shkollore. Ai ka thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia në pushtet, duke vënë në pah se gjatë votimit të projekt-ligjit në Kuvend, nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryekuvendari, Glauk Konjufca, gjatë seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj. Ardian Kastrati ka saktësuar me këtë rast se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, por saktësisht 60 dhe kjo tregon se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …