Gazmend Haxhi Aliu (25.09.1978 - 10.4.1999)

Gazmend Haxhi Aliu (25.09.1978 – 10.4.1999)

Gazmend Aliu lindi më 25.09.1978 u rrit në një familje të thjeshtë dhe të respektuar në Mushtisht. Ai ishte djali i madh i Haxhiut, një baba i dashur dhe njëri i respektuar në komunitetin e fshatit dhe rrethinën e Komunës së Therandës.

Familjarët  e Gazmendit janë Haxhia-Babë Haxhiu, nëna Mirvete, vëllezërit, Ramadani ushtar i UÇK-së dhe Labinoti, motrat Hikmetja  dhe Florentina, të cilët e mbështetën gjatë gjithë rrugës së tij drejt shkollimit dhe edukimit për lirinë dhe Pavarësinë e  Kosovës.

Duke njohur historinë e familjes dhe të kujtimeve tona të kohës, është e dukshme se familja e Gazmendit kishte një lidhje të fortë dhe të ngushtë. Ata ndihmoheshin dhe mbështeteshin në çdo moment njëri tjetrin, duke ndarë gëzimet dhe vuajtjet bashkë. Në periudhën e tensioneve, konfliktit dhe së fundi luftës në Kosovë, familja Aliu ishte një burim i fuqishëm i moralit dhe përkrahjes për Ushtrinë Çlirimtare.

Për Gazmendin, familja ishte një burim frymëzimi dhe forcë e madhe. Ai i detyronte shumë prindërit e tij për vlerat dhe besimin që i kishin dhënë gjatë rritjes dhe edukimit të tij.

Gazmend Aliu, Shkollën fillore e kryen në Mushtisht, ndërsa të mesmen në Therandë (Suharekë), ai si një djalë i shquar me shpirt fisnik dhe guximtar, i frymëzuar nga Familja dhe duke par trazirat, protestat dhe padrejtësitë që po përjetonin shqiptarët në vitet 1990 – 1998, dhe duke par se  UÇK tani kishte filluar shtrirjen në zonën e Suharekes, Gazmendi me datë 28.6.1998, ditë e diel  u nis dhe u bashku me shokët – Sadriun, Diamantin dhe Kadriun, të cilët vendosën ti bashkoheshin rekrutëve që regjistroheshin në njësitët e UÇK-së, që ishin pozicionuar në fshatin Reshtan, në objektin e shkollës.

Atje  filluan stërviteshin për një periudhë të caktuar, nga e cila stërvitje dilnin me të drejtë të plotë si ushtar, nga rekrut në ushtar, për t’iu bashkuar luftës për çlirimtare. Për shkak të nevojës dhe situatës në vijat e frontit, stërvitjen vazhdoi deri më datë 5. 7. 1998 dhe nga aty pastaj u emërua për të vazhduar më tej veprimtarinë për të qenë aktiv në fshatin e ti të lindjes dhe në fshatrat përreth, për të qenë gati kurdo që arrin furnizimet me armatim për njësitë e UÇK-së,  të vëzhgonte dhe në të njëjtën kohë të raportonte për lëvizjet e forcave armike, po ashtu kur thërret për detyre e mobilizim, të qëndroj si ushtarë i gatshëm për betejat që do të vinë në muajt në vazhdim.

Për të, liria nuk ishte vetëm një ëndërr, por një qëllim për të cilin ja vlejti të sakrifikonte gjithçka, nëpërmjet veprave të tij të guximshme në frontin e betejës dhe në detyrat e veprimet për furnizim të Ushtrisë Çlirimtare që të fitohej lufta .

Ishte Marsi i vitit  1999 rreth orës 02 pas mesnatës ku Gazmendi, heshtur  mes refugjatësh të cilët i kishin strehuar në shtëpinë e tij, i kërkon nënës t’ia bënte gati disa gjëra dhe u kujdes që mos të kuptonte ajo, se po nisej për luftë. Madje ia la asaj edhe unazën e fejesës, mirëpo ndjenja e një nëne nuk do ta pranonte se ishte hera e fundit që fliste me të, por ai iu bashkua luftës për liri. Në ditët në vijim  mungesa e tij u ndje, dhe familja e tij nuk e gjente dot për tu ulur në sofër.  Gazmendi dhe shokët e tij Sadriun, Diamantin, Liburnin dhe Bekimin ishin nisur drejt Maqitevës, gati të luftonin me guxim dhe përkushtim për lirinë e Kosovës dhe lirinë e gjithë popullit shqiptar.

Prilli i vitit 1999 ishte muaji kur lufta ishte me intenzitet të lart dhe shumë agresive, forcat fashiste Serbe shkaktoni masakra në civilët shqiptar, fashistët vazhdoni dëbimin e popullatës Shqiptare edhe nga fshati Mushtisht. Gazmendi në këtë kohë përpos betejave ai angazhohet dhe në sigurimin e ushqimeve dhe veshmbathjeve si dhe nevojat që duhet të furnizoheshin për Kompaninë  e Batalionit II, e cila ishte e vendosur në Maqitevë. Fshati Mushtisht ishte nën kontrollin e forcave serbe, nuk kishte banorë shqiptarë,  pasi që i kishte dëbuar Ushtria dhe Policia Serbe. Në atë kohë vëreheshin nevojat e mëdha të UÇK që ishin të domosdoshme për furnizime, ai hynte në fshat për të siguruar furnizimet e nevojshme dhe i dërgonte te bashkëluftëtarët e ti në Maqitevë, dhe pas disa hyrje e daljeve në fshat, Gazmend në hyrje të fshatit bie në prit të forcave serbe dhe në një shkëmbimi të zjarrit me armë ai përjetësohet në karvanin e dëshmorëve të Kombit.

 Për familjen e Gazmendit dhe shokët, rënia e tij ishte një goditje e madhe për UÇK-në , por krenaria dhe trashëgimia e ti ka ndikim që do të vazhdojnë të jetojnë përjetë në kujtesën tonë.

Ne e nderojmë Dëshmorin për guximin dhe përkushtimin e tij për lirin dhe pavarësinë e Kosovës, duke e kujtuar atë si një Dëshmor i lavdishëm dhe një shembull frymëzues për të gjithë. Ai na tregoj  përkushtimin e tij, ndaj luftës kundër shtypjes, dhunës dhe gjenocidit që shkaktonin fashistët serb. Trupi i Dëshmorit Gazmend Aliu prehet së bashku me trupat e 72 Dëshmorëve të Therandës në Varrezat e Dëshmorëve. Ai është përjetësuar në një pllakë përkujtimore. / Ovl Uçk Nëndega Mushtisht /

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …