Në kohën kur Veriu vazhdon të mos gjejë qetësinë, gazetarët e Telegrafit britanik vizitojnë komunat veriore Kosovës. Në një artikull të publikuar enkas për veriun e vendit, thuhet se siguria u rrit ndërsa frika rritet se presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq po planifikon një pushtim të ndihmuar nga aleati i tij Vladimir Putin. Ndërsa nacionalistët i bëjnë thirrje Vuçiqit që të veprojë për të “mbrojtur” serbët që janë të detyruar të jetojnë nën sundimin e Kosovës. Kur njerëzit e pyesin Venton Elshanin, zëvendëskomandantin e policisë në veri të Kosovës se si është situata, ai thjesht u tregon përgatitjet që po bën për patrullë dhe shton se ituata nuk është e mirë”. Mediat britanike vënë në dukje rritjen e tensioneve të fundit mes minoritetit serb dhe shumicës shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …