Adrian Shtuni: Eksplozivi nën veturën e një zyrtari serb është përpjekje për të destabilizuar situatën në veri Kosovës

Adrian Shtuni: Eksplozivi nën veturën e një zyrtari serb është përpjekje për të destabilizuar situatën në veri të Kosovës

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni,  gjetjen e një eksplozivi nën veturën e një zyrtari serb e konsideron një përpjekje për të destabilizuar situatën në Kosovë, duke përdorur komunitetin serb si mjet. Ai thekson se kjo metodë frikësuese është e njohur dhe po vazhdon të përdoret. Incidenti është veçanërisht shqetësues pasi ndodhi para votimit për largimin e kryetarëve të disa komunave.  Adrian Shtuni,  ka theksuar me këto metoda po bëhen përpjekje  të destabilizohet jo vetëm veriu i vendit por e gjitha situata në Kosovë. Nga këta aktorë që kërkojnë destabilizim e vendit po përdoret komuniteti serb. Kjo është një metodë që i kemi parë më herët, dhe fatkeqësisht po vazhdohet më të njëjtit avaz të mbajtjes peng të atyre, të cilët në veri kërkojnë të ecin përpara. Është një përdorim dhe shpërdorim i minoritet serb në veri nga aktorët që kërkojnë destabilizim dhe kanë  bërë të njëjtën gjë, qoftë në aspektin e krimit e krimit të organizuar, qoftë në aspekte të tjera që kërkojnë destabilizim në veri dhe më gjerë, kjo është shumë problematike”, ka thënë, Adrian  Shtuni.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …