Borut Pahor

Ish-Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, do të kandidojë për postin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari i i Sllovenisë, Borut Pahor, ka konfirmuar interesimin e tij për pozicionin e emisarit special të BE-së për dialogun,  Kosovë-Serbi, që do të pasonte Miroslav Lajçakun, mandati i të cilit përfundon në gusht. Pahor, i cili është i njohur për avokimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, ka marrë mbështetje të fortë për kandidaturën e tij nga kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, si dhe nga ministrja e Jashtme, Tanja Fajon. Përveç kësaj, Pahor ka qenë kryetar i Sllovenisë nga viti 2012 deri në vitin 2022 dhe ka qenë pjesë e përpjekjeve për formimin e asociacionit dhe për përmbushjen e marrëveshjeve të Brukselit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …