Kryetari Latifi ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Republikës së Maltës në Kosovë, Znj. Juliana Scerri Ferrante

Kryetari i komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, ka mirëpritur në takim ambasadoren jorezidente të Republikës së Maltës në Kosovë, Znj. Juliana Scerri Ferrante. Kryetari Latifi e ka falënderuar ambasadoren për vizitën dhe e ka informuar për historikun e Rahovecit dhe luftën e lavdishme të UÇK-së, për arritjet, sfidat dhe për sukseset, në veçanti për performancën komunale dhe për projektet që po zhvillohen në komunën e Rahovecit. Në fund, kryetari Latifi shprehu gatishmërinë e tijë të plotë për bashkëpunim, në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira, me qëllim të promovimit të vlerave të të dyja vendeve, sidomos në sektorin e bujqësisë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Mund të jetë një imazh i 3 persona, persona duke studiuar dhe redaksi

Kontrolloni gjithashtu

Ka nisur projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në zonën urbane të Deçanit

Të hënën në Deçan ka nisur projekti thelbësor për zhvillimin e qytetit, siç është ndërtimi …