Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së Dëshmorit të Kombit të UÇPMB-së, Ismet Aliu, Zylfije Aliu.
Nëna Zylfije mbylli sytë përgjithmonë sot, me mallin për të birin, me krenarinë që lirisë së Kosovës, luftës sonë për çlirim ia dha birin e saj, Ismetin.
Nëna Zylfije me zemrën shkëmb përjetoi lirinë, përjetoi shtetin e Kosovës, me sakrificën sublime të të birit dëshmor e luftën e lavdishme të luftëtarëve të lirisë.
Lamtumirë, nëna Zylfije! Tash kur shpirti yt lartësohet në parajsën e paskaj, të pret biri yt, i shtrenjti ynë – Dëshmori i Kombit, Ismet Aliu.
Ngushëllime të sinqerta familjes Aliu, familjeve të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve të Dëshmorit të Kombit, Ismet Aliu e gjithë të njohurve të të ndjerës!