Kryetari Haliti merr pjesë në një takim me kryesuesin e radhës të OSBE-së, Dr. Ian Borg

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në një drekë pune me kryesuesin e radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Dr. Ian Borg i cili njëkohësisht është edhe ministër për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori Michael Davenport, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti është takuar me përfaqësuesit e OSBE-së përfshirë aty edhe kryesuesin e ardhshëm z. Dr. Borg. Bëhet me dije se ky takim ka për qëllim që kryesuesi i radhës i OSBE-së  të qëndrojë i informuar personalisht për zhvillimet kryesore në të cilat OSBE-ja ka një rol kyç dhe në të cilat kryesuesi i radhës mund të sigurojë më tej një progres të qëndrueshëm. Gjithashtu në këtë takim janë ndarë edhe praktikat më të mira të komunave dhe të fushave ku misioni i OSBE-së  mund më  mbështes ato dhe komunitetet. Përndryshe kryetari Haliti e ka vlerësuar shumë punën e OSBE-së në Kosovë dhe ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshme me komunën e Vitisë. Ai në këtë takim i ka njoftuar ata me zhvillimet e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë dhe me harmoninë ndër fetarë dhe ndër etnike në këtë komunë si dhe me punën e qeverisë komunale në interes të gjithë qytetarëve pa dallime. Përndryshe kryetari Haliti  jo rastësisht është zgjedhur që të jetë pjesë e këtij takimi por si kryetari me perforamancë të shkëlqyeshme për bashkëpunim komunal dhe ndër komunal dhe është ndër personalitetet e rralla qe sot është takuar me kryesuesin e OSBE-se.

May be an image of 5 people and car

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …