Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës, kryesues aktual i OSBE-së, Ian Borg ka kërkuar progres në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel. Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tha se për këtë ekzistojnë rregulla të caktuara. I pyetur nga gazetarët nëse Serbia po e shkel Marrëveshjen e Brukselit me kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Borg ka refuzuar të komentojë duke thënë se nuk mund të gjykojë, por tha se Këshilli ka rregullat e veta dhe së shpejti do të merret një vendim. Nuk ka shumë kohë për të pritur. Është afër dhe së shpejti do të dimë se si vendos Këshilli i Evropës”, tha Ian Borg.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …