Mediet botërore bëjnë të ditur, se në kohën e Samitit të NATO-s që po mbahet në Varshavë, në ujërat e Detit të Zi ka filluar dita e parë e manovrave të koduara me emrin“Beris 2016”. Manovrat kanë për qëllim promovimin e nivelit të koordinimit të agjencive qeveritare dhe joqeveritare për reduktimin e pasojave nga veprimet terroriste në ujërat e Detit të Zi, në Bullgari. Sipas këtij raporti, në manovrën e NATO-s po marrin pjesë mbi 30 anije dhe aeroplanë ushtarakë nga vendet si Bullgaria, Amerika, Greqia, Rumania, Turqia dhe Spanja. Këto manovra do të zgjasin dhjetë ditë dhe po organizohen nën udhëheqjen e forcave detare bullgare. Shtimi i bashkëpunimit të forcave detare bullgare me forcat tjera është një qëllim tjetër i organizimit të këtyre manovrave. Shtimi i forcave të NATO-s, në shtetet që kufizohen me Rusinë janë sinjale të qarta që po i dërgohen Krmelinit zyrtar pas intervenimit në Ukrainë dhe në Siri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …