Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kundër akuzave që ka marrë nga vendet e QUINT-it

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, ka reaguar ndaj akuzave të QUINT-it, duke thënë se vendet e kësaj grupimi duhet të turpërohen për kritikat ndaj Listës Serbe për thirrjet për bojkotimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës më 21 prill. Sipas tij  3.4 për qind e qytetarëve morën pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës vitin e kaluar, duke shtuar se Listën Serbe po e akuzojnë pa bërë dallim. Ai kujtoi aksionet e Kurtit kundër serbëve dhe organizimin e zgjedhjeve me pjesëmarrje minimale, duke thënë se kur serbët pranuan të merrnin pjesë në votim, ata u përballën me kërkesa të reja, si referendumi me pjesëmarrje të lartë, që sipas tij, nuk ishte i mundur për shkak të numrit të vogël të serbëve. Vuqiq theksoi se në këtë situatë, Lista Serbe reagoi duke theksuar se serbët nuk mund të toleronin më terrorin dhe se bojkotimi i votimit nuk do të sjellë asnjë përfitim për komunitetin serb. Sidoqoftë, QUINT-i ka kërkuar nga Lista Serbe që të rishqyrtojë vendimet e saj në lidhje me zgjedhjet e 21 prillit dhe ka theksuar se pjesëmarrja demokratike është thelbësore për funksionimin e institucioneve të zgjedhura.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …