Menduh Thaçi: Ndërhyrja e kryeministrit Kurtit, në zgjedhje ka tensionuar situatën mes shqiptarëve në Maqedoni

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, është shprehur se ndërhyrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në zgjedhjet e këtij shteti, kanë tensionuar  situatën mes shqiptarëve atje. Kurtit ka si qëllim që të tërheqë vëmendjen nga mossukseset kapitale në politikën e Kosovës. Tensioni shumë u rrit edhe për shkak të ngjarjeve të vitit të fundit, ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe tentativës së Rusisë për të treguar forcën në Ballkan. Tensionimit të situatës në fushatën zgjedhore i ndihmoi edhe ndërhyrja e Albin Kurtit. Ai ndërhyn në mënyrë të drejtpërdrejtë. Teksa ishte e tensionuar situata te maqedonasit etnikë, tani u tensionua edhe te shqiptarët.  Deri tani unë nuk kam dëgjuar nga ai apo nga grupimi që e përkrah, se ata kanë ndonjë platformë që e mbështesin. Ndërhyrja e tij po krijon  një ndasi brenda shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Kurti nuk i bashkon palët shqiptare, por ai hyn për t’i ndarë. Opozita që ai e mbështet,  i ka minimale gjasat për të konkurruar me frontin europian. Shpresa e tyre është që opozita maqedonase, e cila ka program nacionalist që nuk parasheh ndryshimet kushtetuese apo edhe bllokimin e procesit integrues, do i marrë ata si leckë bashkë-qeverisëse.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …