leoni

Sistemet Bankare, tema qendrore e ditës së dytë të Akademisë Verore të UBT-së

Në ditën e dytë të Akademisë Verore në UBT, Fakulteti Menaxhment Biznes dhe Ekonomi ka vazhduar aktivitetin, duke e trajtuar në pika të gjera temën “Qasja teorike në sektorin bankar dhe financiar”, ligjëruar nga profesori i UBT-së, njëherësh kryeshef ekzekutiv i Bankës për Biznes, Arton Celina.

Celina i njoftoi pjesëmarrësit me strategjinë, ecurinë dhe mënyrën e funksionimit të BpB-së. Ai theksoi vlerën e madhe që ka menaxhimi i duhur i një banke, duke e vënë fokusin tek rëndësia e menaxhimit të riskut operacional, riskut të likuiditetit dhe riskut valutor.

Në sesionin e dytë, u  trajtua “Menaxhimi i riskut operacional”, ligjëruar nga Merita Gjyshinca – Peja, kryeshefe ekzekutive e Bankës Ekonomike dhe Fadil Sahiti, profesor në UBT.

Gjyshinca i njoftoi studentët me strategjinë e zhvillimit të bankës, të cilën ajo e drejton, duke marrë shembuj praktik nga mënyra se si kjo bankë e trajton çështjen e menaxhimit të  riskut operacional.

Kurse, Sahiti shpjegoi aspektin teorik të menaxhimit të riskut, ku ndër të tjera theksoi rëndësinë e parimeve themelore si parakusht për një menaxhim të suksesshëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …