12 prilli i vitit 1999, në Pataqan të Poshtëm, do të mbetet i pashlyer në kujtesën tonë dhe të brezave që vijnë

Në 25-vjetorin e rënies, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me Bashkëpunëtor ka përkujtuar dëshmorët: Reshat Zeka, Sadik Sylejmani, Bekim Ahmeti e Namik Zeka, nga Pataqani i Ulët. Po ashtu janë përkujtuae qytetarët e paarmatosur që u vranë nga forcat pushtuese serbe: Shemsie Hoti e Sutki Hoti nga ky fshat dhe Ferat Daka nga ahoveci. Kryetari Latifi tha se do t’i nderojmë për jetë e mot të gjithë të rënët dhe do të jemi të pandalshëm e të pakursyer në përpjekjet tona, që drejtësia të vihet në vend, për të qetësuar dhimbjet e thella të familjarëve dhe të popullit tonë. Po ashtu, me një program të pasur, u kremtua edhe dita e shkollës së ShFMU “Dëshmorët e Lirisë”.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …