Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur përfundimin e vizitës së emisarit, Manuel Sarrazin, në Kosovë, i cili bisedoi edhe me kryeministrin, Albin Kurti. Në takim me kryeministrin Albin Kurti, përfaqësuesi special gjerman, Manuel Sarrazin përfundoi vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara, ka shkruar Rohde në një postim të tij, lidhur me vizitën e emisarit gjerman, Manuel Sarrazin, në Kosovë.