Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Genc Prelvukaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe pushtetin aktual se i kanë vjedhur rreth 14 milionë euro që kanë të bëjnë me tekstet shkollore. Ai ka thënë se në vitin 2017-2018, kur Ministria e Arsimit drejtohej nga Partia Demokratike e Kosovës, librat shkollore për 247 mijë nxënës ishin blerë për 3.3 milionë euro. Ndërsa në vitin 2022-2023, nën drejtimin e partisë Vetëvendosje, librat shkollorë për 210 mijë nxënës janë blerë për 17 milionë euro. Sipas këtij krahasimi, duket se partia në pushtet ka vjedhur të paktën 14 milionë euro, duke marrë parasysh që bëhet fjalë edhe për 37 mijë nxënës më pak. Prelvukaj thotë se këtu kemi të bëjmë me një shkallë të frikshme të korrupsionit. Mjafton t’i kesh vetëm tri ditë shkollë për ta kuptuar se këtu bëhet fjalë për korrupsion, ka shkruar Genc Prelvukaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …