Ministri Maqedonci, priti në takim shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione të Shtabit të NATO-s, Ariella Viehe

Ministri Maqedonci, priti në takim shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione të Shtabit të NATO-s, Ariella Viehe

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim shefen e operacioneve aktuale, nga Divizioni për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, të cilën e ka informuar mbi zhvillimet aktuale në ministrinë që ai drejton dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen. Maqedonci duke folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, ka thënë se vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, gjë e cila duhet të trajtohet me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s. “Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë gushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofrojë kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë,” ka shkruar Maqedonci në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …