Fshati Bare bëhet me laborator të analizave

Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Mitrovicës në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në vazhdën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarë, nga java e ardhshme do të funksionalizoje laboratorin për analiza shëndetësore ne QMF në fshatin Bare.

Ku qytetarët e kësaj ane mund ti kryejnë analizat laboratorike më afër vendbanimit të tyre pa pasur nevojë te bëjnë kilometra udhëtim për të kryer analizat e nevojshme shëndetësore.

Drejtori i Shëndetësisë, Muhedin Osmani, ka thënë se  Komuna e Mitrovicës, çdo ditë e më shumë po punon që të ofrojë shërbime sa më cilësore dhe më afër për qytetarët e saj.

”Në kuadër të planeve tona që kemi për të ngritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët në sektorin shëndetësor, kemi vendos me e përkrah këtë projekt. Qëllimi kryesor i të cilit është që qytetarët të kenë qasje në shërbime shëndetësore, sa më afër vendbanimeve”, tha ai.

Në këtë QMF do të kryhen analizat e zakonshme laboratorike, si analizat e Hemogramit, Sedimentacionit, Glikemisë etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …