Kryetarja, Vjosa Osmani, ka dekoruar pas vdekjes pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, me urdhrin “Hero i Kosovës”

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka dekoruar pas vdekjes pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, me urdhrin “Hero i Kosovës”

Kryetarja, Vjosa Osmani ka dekoruar pas vdekjes pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, me urdhrin “Hero i Kosovës”. Ky dekorim është bërë me motivacionin për trimërinë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës. Dekorata i është dorëzuar vëallit të ish-ushtarit të UÇK-së. “Në kuadër të aktiviteteve të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes’2024”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar dje me Urdhërin “Hero i Kosovës”, pjesëtarin e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Francesco Guiseppe Bider, me motivacion për trimërinë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës. Presidentja Osmani, Urdhërin ia dorëzoi, vëllait të heroit, z. Alfredo Bider, i shoqëruar nga familjarë dhe ish-udhëheqësit e Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe Betejës së Koshares” – shkruhet në njoftimin e Presidencës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …