Smajl Latifi: 25 vjet më parë, në një betejë të përgjakshme me armikun, ranë në logun e nderit, dëshmorët e kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi

25 vjet më parë, në një betejë të përgjakshme me armikun, ranë në logun e nderit, dëshmorët e kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe.
Sot, me bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë e familjarë, nderuam kujtimin e emrit dhe veprën e tyre madhështore, e cila kulmoi më 13 prill 1999, te vendi i rënies, i njohur si Rrezet e Krushës.
Dalipi e Bekimi, sot dukeshin më të gjallë se kurrë, më krenarë se kurrë.
Falë sakrificës së heronjve e të dëshmorëve të kombit, sot ne gëzojmë lirinë, shtetin e pavarur dhe sovran, si dhe përparimin më të madh kombëtar, i cili pashmangshëm po ec drejt bashkimit përfundimtar.
Lavdi dëshmorëve të kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …