Enver Hoxhaj: Qeveria nuk ka ofruar as mendim politik por as strukurë përmbajtësore se çfarë ndodhë me arsimin

Hoxhaj: Kosova ka nevojë për një politikë të jashtme të mençur

Pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, ka reaguar nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj. Ai ka shkruar se Kosova ka nevojë për një politikë të jashtme të mençur. “Sulmi i Iranit mbi Izraelin mbrëmë, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe Gaza, agresionit i Serbisë në Banjskë vjet dhe deklarimi i hapur i Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, gjë që çdoherë ka votuar për anëtarësimin tonë në organizata, janë ngjarje që tregojnë që për Kosovën një politikë e jashtme e mençur, së bashku me rritjen e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë të brendshme ekonomike dhe shoqërore”, ka shkruar ish shefi i diplomacisë së vendit tonë, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …