Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrsky ka thënë se gjendja në frontin lindor është përkeqësuar shumë

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrsky ka thënë se gjendja në frontin lindor është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme ditëve të fundit. Ai ka theksuar më tutje se Rusia po shton përpjekjet në luftë, duke angazhuar njësite të reja të armatosura, të arrijnë sukses taktik. “Armiku është duke sulmuar vazhdimisht pozicionet tona në Liman dhe Bahmut përmes sulmeve grupore, të mbështetura prej pajisjeve të armatosura. Në sektorin në Pokrovsk, ata po tenton të thyejnë mbrojtjen tonë, duke përdorur dhjetëra tanke dhe bartëse të armatosura të personelit” ka theksuar komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrsky. Ai ka shtuar më tutje çështja e arritjes së superioritet teknik ndaj armëve të teknologjisë së lartë të armikut, është ngritur sërish. Vetëm kjo do të na mundësojë të mposhtim një armik të madh dhe të krijojmë kushte për një iniciativë strategjike.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …