Kryeministri Albin Kurti, në një mbledhje të Lëvizjes Vetëvendosje foli lidhur me kërcënimet nga Serbia, ndërsa tregoi për investimet në ushtri. Ai tha se kur në Europë po zhvillohet një luftë, Serbia po kërcënon dhe se Kosova është përgjigjur duke e rritur buxhetin për ushtri dhe trefishim të buxhetit për armatim. Blemë dronët Bayraktar dhe prokuruam raketat anti-tank Javelin, ndërkaq në kazerma ka 1852 ushtarë më shumë, të cilëve do t’u bashkëngjiten sivjet edhe 600 rekrutë të rinj”, tha ai në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të partisë. Kurti edhe kësaj radhe foli për punët tjera të mira që i ka bërë për tri vjet Qeveria e tij, por si zakonisht nuk foli për dështimet, korrupsionin, sanksionet që ia ka vënë Kosovës BE-ja dhe Amerika, zhgënjimin e aleatëve më meritorë të vendit tonë dhe dobësimin e kredibilitetit ndërkombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …