Gjeneral brigade, Christian Nawrat, emërohet drejtori i ri i Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s, në Kosovë

Gjeneral brigade, Christian Nawrat, emërohet drejtori i ri i Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s, në Kosovë

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, me ç’rast drejtori aktual, gjeneral brigade Ralf Hamershtajn , i cili e ka udhëhequr NALT-in, që nga muaji mars 2023, i dorëzoi detyrën pasuesit të tij, gjeneral brigade Christian Nawrat. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Kryeministri  Kosovës  Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, zëvendësministri, Shemsi Syla, komandanti i FSK-së,  Bashkim Jashari, zëvendëskomandanti, gjeneral major Enver Cikaqi,  oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të ftuar të tjerë. Mysafire speciale në këtë ceremoni ishte Shefja e Operacioneve Aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe,  Komandanti i KFOR-it  Gjeneralmajor General Özkan Ulutaş si dhe zëvendës komandanti i KFOR-it  gjeneral brigade Luca Piperini.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Osmani ashpërson gjuhën ndaj Kurtit: Asnjëherë s’i kam kuptuar talljet ndaj partnerëve

Kryetarja Osmani ashpërson gjuhën ndaj Kurtit: Asnjëherë s’i kam kuptuar talljet ndaj partnerëve

Në fjalimin e fundvitit, kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve ka folur për zhvillimet …