Koalicioni është duke dështuar të marr vendime në Parlamentin e Kosovës. Kjo për shkak se deputetët e nuk po marrin pjesë rregullisht në seance. Për të zgjidhur këtë bllokadë, deputet i PDK’së, Nait Hasani po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme. Një kërkesë të tillë, prej kohësh, opozita e ka artikuluar edhe përmes protestave. Mos funksioni i Kuvendit të Kosovës nga vjeshta e kaluar ka bllokuar jo vetëm kushtin që duhet votuar për liberalizim të vizave, Demarkacionin, por edhe ligjet e tjera. Në seancat plenare, partnerët e koalicionit nuk po janë fare prezent për t’i shqyrtuar dhe votuar projektligjet e reja. Përplasjen më të madhe në këtë mandat e kanë pasur këtë të premte, derisa kanë prezantuar argumentet pro dhe kundër Projektligjit për investime strategjike. Sipas deputetit të PDK’së, Nait Hasani zgjidhja më e mirë e kësaj bllokade është që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …