Ambasadori iranian, në OKB, Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të dielën, në Nju Jork tha se sulmi me dronë i Iranit mbi Izraelin, ishte një kërcënim dhe jo një veprim”. Ambasadori iranian shtoi se Izraeli nuk duhet të ndërmarrë asnjë përgjigje ushtarake për sulmin e të shtunës. I pyetur nëse veprimet e vendit të tij kishin rrezikuar përshkallëzimin drejt një lufte më të gjerë, ambasadori tha: Ishte e drejta jonë legjitime të përgjigjemi sepse ata filluan agresionin kundër ambienteve tona diplomatike. Izraeli arriti të zmbrapsë pjesën më të madhe të sulmit të fundjavës së Iranit, me ndihmën e sistemit të tij mbrojtës Airon Dome dhe forcave nga Amerika, Britania e Madhe, Jordania dhe Franca. Në sulmin e parë të drejtpërdrejtë të Iranit kundër Izraelit, Republika Islamike lëshoi rreth 350 dronë dhe raketa në tërë territorin e këtij shteti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …