Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka reaguar pas kërcënimit që kryetari serb, Vuçiq, u bëri shqiptarëve të Kosovës Lindore

Gjatë një vizite te Njësia Speciale Policore “Kobra” kryetari serb, Aleksandar Vuçiq bëri një deklaratë publike kërcënuese ndaj shqiptarëve etnik në Kosovën Lindore, duke deklaruar se “secili që punon kundër Kushtetutës së Serbisë do të arrestohet menjëherë. Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e cila është tejet e brengosur për këtë kërcënim publik të Vuciqit dhe efektet potenciale ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Liga Qytetare ka punuar me liderët e Luginës së Preshevës për mbi dy dekada rresht për të sjellë në vëmendjen e liderëve të politikës së jashtme të SHBA-ve çështjen e tyre”, thuhet në reagim. Ushtria serbe afër Bujanovcit, vlerësohet kërcënim ndaj Kosovës Ky kërcenim publik i Vuçiqit vjen një ditë pas takimit të Ligës Qytetare me delegacionin nga Lugina e Preshevës në New York Shqiptarët etnik në Luginë të Preshevës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë dhe përpjekja e tyre për të drejta kombëtare dhe drejtësi nuk mund të injorohet më”, thuhet në reagimin e nënshkruar nga kryetari, Xho DioGuardi dhe Shirli DioGuardi – këshilltare për çështjet e Ballkanit.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …