Komuna e Vitisë ka filluar me vizitat sistematike të nxënësve nëpër të gjitha  shkollat e saj

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti , ka filluar sot me vizitat sistematike të nxënësve të shkollave të komunës së Vitisë. Fillimin e këtyre vizitave  mjekësore tek nxënësit vitias i ka përshëndetur kryetari i Komunës Sokol Haliti, i cili përgëzoi menaxhmentin dhe punëtorët e QKMF-së për këtë aktivitet. Ai tha se si  komunë ata janë të përkushtuar në vazhdimësi për parandalimin e sëmundjeve tek qytetarët e në veçanti të nxënësve pasi që  ky aktivitet ka një mision të tillë. Aktiviteti në fjalë është edhe në kuadër të bashkëpunimit të institucioneve komunale të Vitisë, përfshirë këtu drejtorinë komunale të Arsimit   dhe QKMF-në. Me këtë rast Dr.Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti,   foli rreth organizimit të vizitave sistematike të nxënësve të shkollave fillore  në Komunën e Vitisë. “Sot po fillojmë me vizitat nëpër të gjitha shkollat e komunës tonë. Ekipi e  mjekësisë familjare dhe stomatologjisë sot kanë filluar me kontrollat sistematike të nxënësve të klasave të para, të pesta dhe të nënta. Do të vlerësojmë 29 parametra  shëndetësorë dhe 13 stomatologjik, shpreh Dr. Kadolli-Halili. Ajo tha se qëllimi kryesor i këtyre vizitave është  të ndikojmë në parandalim të sëmundjeve të ndryshme dhe defekteve fizike me kohë si dhe në të pamurit. Vizitat sistematike shëndetësore kanë filluar sot në shkollën fillore të mesme të ulët ”28Nëntori” në Sadovinë të Jerlive dhe do të vazhdojmë sipas orarit edhe me shkollat tjera.  Përndryshe edhe më parë komuna e Vitisë, ka zhvilluar vizitat të tilla mjekësore në shkollat e saj të cilët kishin ndikuar pozitivisht në parandalimin e përkeqësimit të disa sëmundjeve tek nxënësit vitias.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …