Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Xhefri Hovenier: Përfshirja e grave në institucione ndikon në rezultate më të qëndrueshme dhe paqe më afatgjatë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeff Hovenier,  në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka cituar një letër të kryetarit  amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara. Hovenier theksoi se përfshirja e grave ndikon në rezultate më të qëndrueshme dhe paqe më afatgjatë. Ai deklaroi me këtë  rast se mos përfshirja e grave në proceset e paqes dhe negociatave, është një çështja fundamentale e barazisë dhe mundësive të barabarta. Këto u thanë nënë panelin e diskutimit në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, derisa u fol për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në proceset e dialogut dhe paqes.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …